
Rohde me përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit

Në përpjekjen e 52-të dhe të fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës para skadimit të afatit kushtetues, pritet që ambasadorë të vendeve të huaja në Kosovë, sot të jenë të pranishëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ambasada Gjermane ka njoftuar se ambasadori Jorn Rohde, bashkë me përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë, do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit që do të mbahet sot.
“Duke qenë se nesër është mundësia e fundit për të konstituuar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament,” thuhej në njoftimin e ambasadës.
Më 26 korrik skadon afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Presidentja Vjosa Osmani ka dorëzuar një kërkesë për të sqaruar pasojat juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet deri në këtë afat, duke theksuar se “kompromisi nuk po shihet askund”.
Seanca pritet të nis sot në ora 11:00.
(Kosova Sot Online)