Abdixhiku: Kryesuesi i Kuvendit ka shkelur Kushtetutën

  • A.P /
  • 25 July 2025 - 15:30
Abdixhiku: Kryesuesi i Kuvendit ka shkelur Kushtetutën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deklaroi shkurt se kryesuesi i Kuvendit ka shkelur Kushtetutën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo është një përmbysje e rendit kushtetues dhe se LDK pret që të ketë vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Kryesuesi e ka shkelur Kushtetutën. Kjo është një përmbysje e rendit kushtetues. Tani presim që të ketë edhe vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për lëndën tonë deri më datë 10 gusht”, deklaroi Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)