
Prangoset polici i Kosovës për aksidentin në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Një zyrtar policor është arrestuar pasi dyshohet se i njëjti, jashtë detyrës zyrtare me veturë private e ka shkaktuar aksidentin në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, ku vdiq një 53-vjeçar.
Sipas njoftimit, viktima L.S., ishte staf civil në Policinë e Kosovës, teksa zyrtarit policor i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.
(Kosova Sot Online)