Lladrovci reagon pasi PDK nuk e kandidoi: Ky është fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre

  • A.P /
  • 28 July 2025 - 08:25
Lladrovci reagon pasi PDK nuk e kandidoi: Ky është fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas PDK-ja nuk e kandidoI edhe për një mandat, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se qytetarët e Drenasit e kanë fjalën e fundit.

Lladrovci tha +4, duke treguar se do të kandidojë për kryetar të Drenasit, edhe pa PDK-në.

“Deri sot nuk jam rrëzuar, kush më njeh me mbi katër dekada këtë e di.  Respekt për votat pro dhe kundër në seli të PDK-së, po ashtu, faleminderit atyre që nuk morën pjesë në votim. Ky është fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre. Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4”, tha Lladrovci. 


(Kosova Sot Online)