
Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin që u mbyt në Ujman

Një ngjarje tragjike ka tronditur Mitrovicën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.
I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.
Sipas informacioneve të para, Latifi është parë duke u hedhur nga ura, ndërsa pas këtij veprimi tragjik nuk është vërejtur më asnjë gjurmë e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet menjëherë emergjente, njësitë policore dhe njësia e kërkim-shpëtimit me barka, të cilat po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit, edhe në këto orë të vona.
(Kosova Sot Online)