Ja ku u gjet 9 vjeçari i cili ishte shpallur i zhdukur

  • A.P /
  • 28 July 2025 - 13:30
Ja ku u gjet 9 vjeçari i cili ishte shpallur i zhdukur

Është gjetur nëntëvjeçari Fatos Jakupi, i cili ishte shpallur i zhdukur sot gjatë ditës nga familja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryetari i fshatit Mushisht, Reshat Selimi, tha për Klankosova se vogëlushi është shëndosh e mirë.

“Po, e kemi gjetur. Ai është shëndosh e mirë. Aty janë edhe ekipet mjekësore të cilët po i bëjnë një ekzaminim, por duket se është mirë me shëndet”, deklaroi ai.

Selimi dha edhe detaje tjera për fëmijën.

“E kemi gjetur në fshatin Mushtisht, 1 kilometër e diçka larg shtëpisë së tij. Ka qenë në një garazh në një shtëpi të pabanuar”, deklaroi ai.


(Kosova Sot Online)