Krasniqi: Vetëvendosje e shndërron edhe vdekjen e njerëzve në propagandë partiake

  • A.P /
  • 29 July 2025 - 13:22
Krasniqi: Vetëvendosje e shndërron edhe vdekjen e njerëzve në propagandë partiake

Analisti Milazim Krasniqi e ka kritikuar VV-në se po e shfrytëzon politikisht dërgimin e FSK-së në veri për gjetjen e trupit të mërgimtarit, i cili dyshohet se është mbytur në liqenin e Ujmanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka vlerësuar se LVV-ja e shndërron edhe vdekjen e njerëzve në propagandë partiake.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kjo propagandë duhet ndalur.

“LVV e shndërron edhe vdekjen e njerëzve në propagandë partiake. Kjo praktikë e ka fillin te propaganda staliniste. Ama kur njerëzit guxojnë e flasin, kësaj propagande i del boja shpejt”, ka shkruar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)