Vdes foshnja që dyshohet se lindi në një automjet rrugës për në spital

  • A.P /
  • 29 July 2025 - 14:07
Vdes foshnja që dyshohet se lindi në një automjet rrugës për në spital

Një foshnjë është dërguar pa shenja jeta në spitalin rajonal në Pejë, ditën e djeshme. Policia ka nisur hetimet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç bëhet e ditur në raporton 24 orësh, foshnje e porsalindur është sjellë pa shenja jete, si dhe nëna është sjellë me gjendje të rënduar shëndetësore pasi dyshohet se i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

“Në spitalin rajonal në Pejë një foshnje e porsalindur është sjellë pa shenja jete, si dhe viktima femër kosovare është sjelle me gjendje të rënduar shëndetësore pasi dyshohet se i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)