Zbardhen detaje: Ja si e gjeti FSK-ja trupin e pajetë të personit të mbytur në liqenin e Ujmanit

  • A.P /
  • 30 July 2025 - 08:00
Zbardhen detaje: Ja si e gjeti FSK-ja  trupin e pajetë të personit të mbytur në liqenin e Ujmanit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se trupat e saj të kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupin e pajetë të një personi që ishte raportuar i zhdukur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit zyrtar, pas kërkesës nga Qendra për Menaxhimin e Situatave në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe në koordinim me institucionet përgjegjëse, FSK ka aktivizuar ekipet e saj në terren për të ndihmuar në operacionin e kërkimit.

Me urdhër të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, njësitë përkatëse janë angazhuar në një operacion intensiv, i cili ka përfunduar me lokalizimin dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të viktimës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e të ndjerit", thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)