Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij

  • A.P /
  • 30 July 2025 - 10:11
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij

Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi i zjarrfikësve që e kanë hapur derën dhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.


(Kosova Sot Online)