Gjykata e Apelit ka pranuar sërish ankesë lidhur me vendimin për pesë policët

  • A.P /
  • 30 July 2025 - 16:01
Gjykata e Apelit ka pranuar sërish ankesë lidhur me vendimin për pesë policët

Gjykata e Apelit ka pranuar sërish ankesë lidhur me vendimin për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve- rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “vrasje nga pakujdesia” ndaj 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Apelit ka konfirmuar  se ankesa është pranuar më 25 korrik 2025.

“Ju njoftojmë se lënda me ankesë lidhur me këtë çështje është pranuar më 25.07.2025, në Gjykatën e Apelit dhe ka marrë shenjën PN1.DP.nr.1081/2025”, thuhet në përgjigje.

(Kosova Sot Online)