
Ekstradohet nga Shqipëria një person që kërkohej nga autoritetet kosovare

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është ekstraduar nga Shqipëria, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pasi që i njëjti po kërkohej nga autoritetet kosovare.
Në raportin e policisë, thuhet se i dyshuari u ekstradua përmes pikëkalimit kufitar në Vërmicë, aty ku arriti rreth orës 13:00, nën shoqërimin e autoriteteve shqiptare të sigurisë.
“I njëjti pas kryerjes së procedurave është marrë nga Njësia e Mbrojtjes së Afërt për procedura të mëtutjeshme”.
(Kosova Sot Online)