Policia ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur 124 aksidente trafiku

  • A.P /
  • 31 July 2025 - 10:20
Policia ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur 124 aksidente trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur 124 aksidente trafiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prej tyre 33 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa të tjerat me dëme materiale.

Sipas policisë, brenda ditës janë shqiptuar 2 779 gjoba kundërvajëse ndaj gjithë atyre që janë hasur duke shkelur rregullat e trafikut.

Rikujtojmë se gjatë korrikut është shtuar numri i automjeteve në rrugë me ardhjen e bashkatdhetarëve në pushime.

(Kosova Sot Online)