Taravari: Kurti u përfshi direkt në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut

  • A.P /
  • 31 July 2025 - 10:35
Taravari: Kurti u përfshi direkt në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, Taravari tha se Kurti ka pasur një ndikim të rëndësishëm në vendimin e tij personal për t’u bashkuar me VLEN-in. Madje ai shkon dhe më tej duke e cilësuar kryeministrin në detyrë, si arkitektin e këtij koalicioni të shqiptarëve në RMV.

“Patjetër që ka pasur ndikim. Unë e them shpesh se arkitekti politik i VLEN-it ka qenë zoti Kurti, dhe pa garancitë e tij nuk do ta kisha marrë vendimin të bashkohem me VLEN-in”, u shpreh ai.

Koalicioni, sipas Taravarit, ka rezultuar disfuksional dhe pa qëndrueshmëri.

Ai theksoi se doli nga koalicioni pasi bashkëpunimi me partitë e tjera në VLEN ka qenë “letargjik” dhe i paefektshëm.


(Kosova Sot Online)