
Krasniqi godet VV-në: Sa më shumë që po tentoni të mashtroni, veç po sharroni

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj Vetëvendosjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se kufiri i Kosovës sigurohet nga KFOR-i dhe tendencat për mashtrim vetëm po e bëjnë VV-në që të “sharrojë”.
Reagimi i tij:
Pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008 është shpall në kufijtë e Kosovës të vitit 1974. Pra me krejt veriun brenda Kosovës. Vandalët serbë i patën djegë pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak e jo në Urën e Ibrit, sepse atje ka qenë kufiri edhe më 2008. Edhe atëherë e edhe sot kufirin e siguron KFOR-i. Prandaj sa më shumë që po tentoni të mashtroni, veç po sharroni!
(Kosova Sot Online)