Edhe këtë sezon është shtuar numri i mërgimtarëve që vijnë në Kosovë

  • A.P /
  • 01 August 2025 - 09:30
Edhe këtë sezon është shtuar numri i mërgimtarëve që vijnë në Kosovë

Si çdo vit gjatë muajve të verës, edhe këtë sezon është shtuar ndjeshëm numri i mërgimtarëve që vijnë në Kosovë, gjë që ka ndikuar në rritjen e fluksit dhe pritjeve në pikat kufitare të vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në hyrje të Kosovës, pritjet më të gjata janë regjistruar tek pika kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarëve u duhet të presin deri në 30 minuta për të hyrë në vend. Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë më të lehta, duke arritur nga 5 deri në 10 minuta.

Edhe në dalje nga Kosova, situata paraqitet e ngjashme. Në Dheun e Bardhë, qytetarët po përballen me pritje deri në gjysmë ore, ndërsa fluks i shtuar është regjistruar edhe në Jarinje dhe Merdare, ku situata është pothuajse e njëjtë.

Autoritetet kufitare po bëjnë thirrje për durim dhe po kërkojnë që qytetarët të informohen paraprakisht mbi kohën e pritjeve përmes kanaleve zyrtare.

(Kosova Sot Online)