Tre të arrestuar në Prishtinë për keqpërdorim të kartelave bankare

  • A.P /
  • 01 August 2025 - 15:08
Tre të arrestuar në Prishtinë për keqpërdorim të kartelave bankare

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale që lidhen me keqpërdorimin e kartelave bankare, vjedhjen e identitetit dhe hyrjen e paautorizuar në sisteme kompjuterike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në koordinim me prokurorinë e shtetit dhe me urdhër të gjykatës. Më 31 korrik 2025, në rajonin e Prishtinës janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në përdorimin e kartelave bankare të bardha (bllanko) dhe kanë promovuar këtë aktivitet ilegal përmes rrjeteve sociale, duke shpërndarë video tërheqjeje të parave nga bankomatet.

(Kosova Sot Online)