Ky është polici i Kosovës i cili dyshohet se e ka grushtuar kolegun e tij midis stacioni

  • A.P /
  • 02 August 2025 - 10:20
Ky është polici i Kosovës i cili dyshohet se e ka grushtuar kolegun e tij midis stacioni

Incidenti brenda Policisë së Kosovës, ku një zyrtar policor goditk fizikisht kolegun e tij gjatë detyrës, tashmë është në duart e Prokurorisë.

Burime  bëjnë me dije se ndaj Leugzim Klinakut, zyrtar policor në Stacionin “Jugu” – DRP Prishtinë, është ndërmarrë masa e ndalimit për 48 orë, pas një sulmi fizik që ai e ka kryer ndaj një kolegu të tij brenda objektit të stacionit policor.

Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur gjatë orarit të punës, kur viktima, zyrtar policor, ishte duke nxjerrë jashtë një veturë nga rrethojat e stacionit. Në atë moment, Klinaku, që ndodhej në portë, i është afruar dhe e ka grushtuar disa herë kolegun, duke i shkaktuar lëndime trupore, sipas sinjalit.

Pas raportimit të incidentit, është njoftuar Prokuroria kompetente, e cila ka iniciuar hetim penal në drejtim të veprës “Sulmi” sipas nenit 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me vendim të prokurorit të çështjes, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po trajtohet nga IPK dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

(Kosova Sot Online)