Vdiq punonjësi i kopshtit zoologjik pasi u sulmua nga një leopard

  • A.P /
  • 02 August 2025 - 14:40
Vdiq punonjësi i kopshtit zoologjik pasi u sulmua nga një leopard

Një punonjës i Kopshtit Biblikal zoologjik në Jerusalem, i cili u sulmua sot nga një leopard, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima, një burrë 36-vjeçar, u dërgua në Spitalin Hadassah Ein Kerem në gjendje kritike pasi ekipet e shpëtimit e gjetën atë pa ndjenja me lëndime serioze në qafë dhe në pjesën e sipërme të trupit të pësuara nga sulmi.

Sipas kopshtit zoologjik, leopardi arriti të largohej nga vendi i mbyllur dhe të arrinte në oborr.

Image

(Kosova Sot Online)