Ku shtet jep 20 milionë dollarë ndihmë për Gazën

  • A.P /
  • 04 August 2025 - 11:05
Ku shtet jep 20 milionë dollarë ndihmë për Gazën

Australia ka shpallur një ndihmë shtesë prej 20 milionë dollarësh për Gazën, pas presionit në rritje të brendshëm dhe protestave masive pro-palestineze në Sydney, të cilat kërkonin rritje të ndihmës për palestinezët dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Izraelit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas ministrisë Australiane të Punëve të Jashtme, paketa e re do të financojë shpërndarjen e ushqimeve, furnizimet mjekësore për spitalet e terrenit dhe ndihma të tjera kritike, me fokus te gratë dhe fëmijët.

SIpas të dhënave të qeverisë australiane, kjo e çon ndihmën e përgjithshme humanitare të Australisë për civilët në Gaza dhe Liban në mbi 130 milionë dollarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.

“Vuajtjet dhe uria e civilëve duhet të marrin fund,” ka thënë ministrja e Jashtme australiane Penny Ëong, duke shtuar se “Australia do të vazhdojë të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, lirimin e pengjeve dhe një zgjidhje me dy shtete.”

“Vijojmë t’i bëjmë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e menjëhershme dhe të pakufizuar të ndihmave në Gaza,” ka thënë tutje ministrja.

Njoftimi për ndihmë erdhi vetëm disa orë pasi dhjetëra mijëra vetë marshuan në Urën e Portit të Sidneit në një protestë që kërkonte armëpushim dhe hyrje të lirë të ndihmave në Gaza.


(Kosova Sot Online)