Tahiri: Këtë sjellje të Albin Kurtit do ta paguajë shtrenjtë Kosova

  • A.P /
  • 05 August 2025 - 11:05
Tahiri: Këtë sjellje të Albin Kurtit do ta paguajë shtrenjtë Kosova

Edita Tahiri, ka komentuar ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër dhe qëndrimin e kryetarit të VV-së, Albin Kurti ndaj partive që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka vlerësuar se Kurti po i ndërton dy ura mbi lumin Ibër, por ka ndërtuar një mur politik ndaj “opozitës”.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se kjo sjellje e Kurtit do ta paguajë shtrenjtë Kosova.

“Dy ura dhe nje mur- dy ura mbi lumin Iber mire per qytetaret – por Kurti ka vendos nje mur politik ndaj opozites – shume keq per shtetin, pasojat shtrenjte do ti paguaj Kosova..”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)