Hill angazhohet si këshilltar i lartë në organizatën që synon forcimin e lidhjeve Serbi-SHBA

  • A.P /
  • 06 August 2025 - 14:00
Hill angazhohet si këshilltar i lartë në organizatën që synon forcimin e lidhjeve Serbi-SHBA

“Pupin initiative” një organizatë që punon për forcimin e raproteve në mes të Serbisë dhe SHBA-së, ka njoftuar se në organizatë iu është bashkuar edhe ish-ambassadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në cilësinë e Këshilltarit të Lartë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë organizatë, angazhimi Hill është një hap i rëndësishëm në zgjerimin dhe praninë e “Pupin Initiative” në kryeqendrën e SHBA-së, Washington.

“Jemi të nderuar të mirëpresim Ambasadorin Christopher R. Hill dhe Dr. Kaush Arha si Këshilltarë të Lartë të Iniciativës Pupin. Emërimet e tyre shënojnë një hap të rëndësishëm në zgjerimin e pranisë dhe angazhimit të Iniciativës Pupin në Uashington, DC, duke mbetur njëkohësisht të përkushtuar fort ndaj misionit tonë jopartiak për të nxitur lidhje më të forta midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e “Pupin Initiative” të lëshuar me datën 1 gusht.


(Kosova Sot Online)