Vjen reagimi nga Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese e ka shkelur kushtetutën

  • A.P /
  • 08 August 2025 - 14:26
Vjen reagimi nga Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese e ka shkelur kushtetutën

Shqipe Mehmeti-Selimi, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka shkelur kushtetutën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se nga e shpiku Gjykata që të ketë tri tentime për kryeparlamentar.

“Prej nga shpiku Gjykata Kushtetuese këtë për tri tentime? Pse jo katër? Pse jo dy? Pse jo vetëm një?  Ky është rishkrim i kushtetutës. Pra, Gjykata Kushtetuese e ka shkelur kushtetutën”, ka shkruar ajo.

Gjykata Kushtetuese konstatoi se kryesuesi i seancës Avni Dehari e ka shkelur Kushtetutën. 

(Kosova Sot Online)