Dejona Mihali i sulmon një nga një gjyqtarët e Kushtetueses

  • A.P /
  • 09 August 2025 - 08:36
Dejona Mihali i sulmon një nga një gjyqtarët e Kushtetueses

Koordinatorja e komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje Dejona Mihali ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konstatoi shkeljen e Kushtetutës nga kryesuesi i seancës Avni Dehari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka pretenduar se “Gjykata Kushtetuese po tenton t’ia merr LVV të drejtën për të propozuar kryeparlamentar”.

Nuk i mjaftoi sulmi ndaj institucionit, ajo përmendi me emra secilin gjyqtar – një e nga një.

Ajo ka thënë se Gjykata kushtetuese ende nuk ka provuar aromën e demokracisë dhe lirisë, duke thënë se “është e kapur”.

Postimi i Deharit në Facebook:

Njoftimi që i paraprin Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese normal që nuk mund të jetë ndryshe nga mendimi dhe interesi i përbërjes së Gjykatës.

5 nga 7 anëtarët janë ish koalicioni PAN+Lista Serbe të zgjedhur në 2018.

Asnjë njeri me mendje të shëndoshë nuk do të priste diçka tjetër prej tyre.

Nexhmi Rexhepi – Kryetar, i zgjedhur në 2018. I sponzorizuar nga AAK dhe ish kryeministri i asaj kohe Ramush Haradinaj.

Safet Hoxha – Nënkryetar, i zgjedhur më 2018. Kryetar i KRPP (organ kontrollues i prokurorimit publik) 2010-2018. I sponzorizuar nga PDK e Nisma. Asambleist i PDK në Kuvendin komunal të Suharekës.

Bajram Latifi – anëtar i zgjedhur në 2018 i sponzorizuar nga Duda Balje si pjesë e komunitetit boshnjak.

Radomir Laban – anëtar i zgjedhur me 2018 i sponzorizuar nga Lista Serbe i mbështetur nga PAN.

Remzie Istrefi Peci – anëtare e zgjedhur më 2018 e sponzorizuar nga koalicioni PAN.

Enver Peci – anëtar  i zgjedhur më 2022 i votuar nga të gjitha subjektet parlamentare

Jeton Bytyçi – anëtar  i zgjedhur në 2024 i votuar nga të gjitha subjektet parlamentare.

E vërteta është që këta duan t’ja marrin të drejtën Lëvizja VETËVENDOSJE! për të propozuar kryetarin e kuvendit.

Sepse kur fitonte PDK me 27% e drejta i takonte gjithnjë fituesit. Kur fiton VETËVENDOSJE!  natyrisht në 2020 i morën të drejtën e mandatarit, tani edhe pak, pas 30 ditësh do t’i marrin edhe të drejtën e kryetarit të Kuvendit.

Kjo është e vërteta, të tjerat janë llafe për të mbuluar këtë fakt.

Gjykata kushtetuese ende nuk ka provuar aromën e demokracisë dhe lirisë. Vijon të jetë vegël e shtetit të kapur që me dhunë po përpiqen ta mbajnë në këmbë ish Panistët së bashku me Listën serbe.

Çdo koleg i tyre, profesor i jurisprudencës kudo në secilin universitet në Kosovë e di se çfarë katastrofe është bërë sot. Kuptohet përjashtuar Enver Hasanin dhe sponzorizuesin e tij serbofilin Fatmir Sheholli.

(Kosova Sot Online)