
Vjosa Osmani përshëndet marrëveshjen historike Azerbajxhan–Armeni

Presidentja Vjosa Osmani ka përshëndetur marrëveshjen e paqes së arritur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, të cilën e ndërmjetësoi presidenti amerikan Donald Trump, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo në një postim në X duke përgëzuar presidentin amerikan, Donald Trump tha se kjo marrëveshje historike është dëshmi e asaj që mund të arrijë një lidership i fortë amerikan.
“Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt, më e fortë dhe më e begatë. Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA-në në avancimin e paqes në rajonin tonë dhe në nivel global:, shkruan Osmani.
Azerbajxhani dhe Armenia u pajtuan sot pas një konflikti që zgjati 35 vjet.
(Kosova Sot Online)