
Burri nga Gjakova e raportoi si të zhdukur gruan por ajo u gjet duke bashkëjetuar me një tjetër

Rasti i një 31-vjeçareje nga Gjakova, e raportuar si e zhdukur në prill të këtij viti, ka marrë një kthesë të papritur pas hetimeve të Policisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas informatave, më 7 prill 2025, ankuesi A.S., rreth 35-vjeçar kishte raportuar se bashkëshortja e tij, M.L., rreth 31-vjeçare, ishte larguar nga shtëpia në rrethana të panjohura dhe nuk kishte mundur të kontaktonte me të. Kontrolli i kamerave të sigurisë tregonte se ajo ishte larguar në këmbë, ndërsa ankuesi kishte theksuar se nuk vuante nga probleme mendore.
Pas hetimeve, është zbuluar se 31-vjeçarja nuk ishte larguar në mënyrë të dhunshme apo nën kërcënim, por me dëshirën e saj kishte filluar bashkëjetesën me një tjetër burrë – dëshmitarin P.C., rreth 39-vjeçar. Ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishte pasur asnjë formë imponimi për të marrë këtë vendim.
Për të gjitha veprimet dhe gjetjet është njoftuar Prokurori kujdestar, ndërsa rasti është mbyllur.
(Kosova Sot Online)