
Burri pasi godet gruan me telefon, përfundon në polici

Në rrugën “Edmond Hoxha” të Prishtinës, një grua ka deklaruar se është goditur nga bashkëshorti i saj pas një debati,
Burime bëjnë të ditur se viktima, V.J., rreth 39-vjeçar, ka raportuar se, ndërsa ndodhej në shtëpi, pas një mosmarrëveshjeje, bashkëshorti i saj, K. J., rreth 41-vjeçar, e ka goditur me një telefon.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët, bashkë me një dëshmitar, në stacionin policor. Me urdhër të prokurores kujdestare, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.
(Kosova Sot Online)