
Pas vrasjeve në Gjilan, policia shpall në kërkim Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje personale të Mefail Shkodrës, të dyshuarit për vrasjet në Gjilan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pasi publikoi më herët shpalljen në kërkim të 52-vjeçarit, Policia ka publikuar fotografitë dhe të dhënat edhe të djemve të tij, 22-vjeçarit Edonis Shkodra dhe 20-vjeçarit Engjull Shkodra, të cilët dyshohet se janë përfshirë gjithashtu në këtë rast.
Policia e Gjilanit po kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i kapur ata.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat. Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, apelon Policia.
(Kosova Sot Online)