Deliu: Kurti shokët dhe familjarët po i mban për poste dhe dasma

  • A.P /
  • 13 August 2025 - 13:05
Deliu: Kurti shokët dhe familjarët  po i mban për poste dhe dasma

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas emërimit të Mentor Hyseni drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se dikur Kurti premtonte se nepotizmi do të mbetej kujtim i keq, e sot e paska emëruar militantian e VV-së.

“Dikur, Albin Kurti premtonte se nepotizmi do të mbetej vetëm kujtim i keq”

“Sot, paska emëru ish kandidatin për deputet, militantin partiak Mentor Hyseninin, në krye të ATK-së. Qeveria që thoshte “s’ka vende pune për shokë e familjarë” tani i mban të dyja listat bashkë: për dasma dhe për poste”, ka shkruar ajo.


(Kosova Sot Online)