
Zjarret në Shqipëri: Një kalë i djegur rëndë endet teksa përpiqet të pijë ujë nga një shishe plastike

Një skenë tronditëse është regjistruar në Delvinë, ku një kalë i djegur rëndë endet mes një zone të thatë e të shkatërruar nga flakët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Trupi i tij është i mbuluar me plagë të hapura, leshi i djegur dhe shenja të dukshme dhimbjeje.
Në pamjet e publikuara, kafsha shihet teksa përpiqet të pijë ujë nga një shishe plastike e hedhur përtokë, në një vend që dikur ka qenë park fëmijësh, por tani është i braktisur dhe i nxirë nga tymi.
Pajisjet e lodrave janë të ndryshkura dhe të mbuluara nga bloza, ndërsa toka përreth është e zezë nga bar i djegur dhe gjethe të thara.
(Kosova Sot Online)