
Prokuroria dorëzon aktakuzë për dëbimin me forcë të mbi 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999

Prokuroria dorëzon aktakuzë në mungesë për dëbimin me forcë të mbi 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-’99.
Në një konferencë për media në Prishtinë, prokurori që ka hetuar rastin, Atdhe Dema, tha se aktakuza është përgatitur pas pesë vjetëve hetime intensive.
Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.
Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
(Kosova Sot Online)