
Gjykata Kushtetuese e ka publikuar të plotë aktgjykimin për votimin e fshehtë në Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e ka publikuar tashmë të plotë aktgjykimin për votimin e fshehtë në Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjykata gjeti “fajtor” kryesuesin e seancës Avni Dehari, për të cilin tha se me hedhjen në votim në mënyrë të përsëritur të Komisionit për votim të fshehtë tejkaloi kompetencat formale dhe solemne të ndërlidhura me rendin e ditës së Seancës Konstituive
“Në vijim të elaborimit, Gjykata vëren se në seancat e mbajtura për konstituimin e Kuvendit brenda afatit 30 (tridhjetë) ditor pas hyrjes në fuqi të Aktgjykimit në rastin KO124/25, përkatësisht nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 nuk është arritur që të votohet kandidati/tja për Kryetar të Kuvendit. Për pasojë, Gjykata vlerëson që veprimet e përsëritura të Kryesuesit për të zhvilluar dhe bashkërenduar mbajtjen e Seancës Konstituive në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO124/25, përbëjnë tejkalim të kompetencave formale dhe solemne të ndërlidhura me rendin e ditës së Seancës Konstituive, e cila njëherësh ka pasur për pasojë moskonstituimin e Kuvendit sipas përcaktimeve të paragrafit 1 të nenit 66, në ndërlidhje me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës”, konstatoi gjykata në pikën 126.
Vendimi i plotë: https://rb.gy/4s0xtg
(Kosova Sot Online)