Policia e angazhon edhe Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim në përpjekjen për gjetjen e një personi

  • A.P /
  • 19 August 2025 - 11:50
Policia e angazhon edhe Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim në përpjekjen për gjetjen e një personi

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim tha se janë angazhuar në kërkimin e 67-vjeçarit Beqir Malokaj nga Istogu, i raportuar i zhdukur para dy ditësh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

SHKKSH njoftoi se janë përfshirë në këtë angazhim me kërkesë të Policisë.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, me kërkesë të Policisë së Kosovës – Sektori i Hetimeve, Stacioni Policor Istog, është angazhuar në Operacionin e Kërkim-Shpëtimit për gjetjen e shtetasit Beqir Malokaj (67 vjeç) nga Istogu, i raportuar i zhdukur”, thuhet në njoftim.

Shoqata thotë se “po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës për zhvillimin e operacionit dhe gjetjen sa më shpejt të personit të zhdukur”.

(Kosova Sot Online)