Murati: VV-ja në njërën anë, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe në anën tjetër

  • A.P /
  • 20 August 2025 - 13:04
Murati: VV-ja në njërën anë, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe në anën tjetër

Deputeti Hekuran Murati ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se janë dy blloqe politike, duke akuzuar opozitën se janë në anën me Listën Serbe.

“Çdo gjë është kristal e qartë, ne pritëm që do të reflektonim, në Kosovë janë dy blloqe: është njëri bllok me 57 vota nga këto zgjedhje që është VV-ja, ndërkaq blloku tjetër janë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe me 56 deputetë. Dhe disa ndërmjet. Makinacione që nën tavolinë ta vjedhin vullnetin e popullit”, tha ai.

(Kosova Sot Online)