Disa persona të panjohur dyshohen se ia vunë zjarrin pronës

  • A.P /
  • 21 August 2025 - 09:12
Disa persona të panjohur dyshohen se ia vunë zjarrin pronës

Në Lloshkobare të Ferizajt raportohet se persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin pronës së dy viktimave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën dhe u iniciua si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

Sipas Policisë, janë djegur 3 hektarë mal, 5 hektarë mjedër, 4 hektarë me dredhëza dhe 1 hektar me arra.

“Fsh. Lloshkobare, Ferizaj 20.08.2025-16:30. Raportohet se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin pronës se dy viktimave meshkuj kosovarë, ku janë djegur rreth 3 hektarë me mal, 5 hektarë mjedër, 4 hektarë me dredhëza dhe 1 hektar me arra, që janë djegur në tërësi. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)