
Mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së e OKB-së

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar se mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së në Europë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka ndarë pamje të ushtarëve shqiptarë gjatë trajnimeve të trupave në Novo Selo të Bullgarisë, duke thënë se tashmë janë “në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s”.
“Mirëmëngjes me trupat tanë në Novo Selo, Bullgari! Ushtarakët e Batalionit të Parë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, pjesë e Kontigjentit të VI, janë sot në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s. Mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe Kombeve të Bashkuara në Europë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme”, ka shkruar Vengu në Facebook.
(Kosova Sot Online)