Hekuran Murati nga Vetëvendosje dështon t'i marr votat për Kryetar të Kuvendit të Kosovës

  • A.P /
  • 22 August 2025 - 11:29
Hekuran Murati nga Vetëvendosje dështon t'i marr votat për Kryetar të Kuvendit të Kosovës

Sot u zhvillua seanca e dytë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pas aktgjykimit të Kushtetueses, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë kësaj seance, Vetëvendosje përmes Donika Gërvalles ka propozuar Hekuran Murati për kryetar të parlamentit.

Pas Albulenës dhe Donikës edhe Hekuran Murati nga Vetëvendosje ka dështuar t'i marr votat për Kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Për të votuan 57 deputetë, 52 ishin kundër, abstenuan 6 deputetë.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës Avni Dehari e ndërpreu seancën, duke njoftuar se vazhdimi do të bëhet pas dy ditësh.

Ndryshe, në seancën e kaluar që u zhvilluar dy ditë më parë, VV-ja propozoi dy emra për këtë pozitë, atë të Albulena Haxhiut dhe atë të Donika Gërvalles.  

 

(Kosova Sot Online)