Një person ka vdekur pasi u godit nga vetura derisa po kalonte rrugën

  • A.P /
  • 23 August 2025 - 09:27
Një person ka vdekur pasi u godit nga vetura derisa po kalonte rrugën

Një burrë ka vdekur pasi u godit nga vetura derisa po kalonte rrugën në Kllokot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia bëri të ditur se shoferi i veturës është arrestuar nën dyshimin se e shkaktoi aksidentin nga pakujdesia.

Viktima pas lëndimeve që mori ishte dërguar në Gjilan për tretman, por s’ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.

“Kllokot  22.08.2025 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QE-Gjilan, por për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


(Kosova Sot Online)