Vdiq papritmas gazetari i njohur Artur Zheji

  • A.P /
  • 23 August 2025 - 17:03
Vdiq papritmas gazetari i njohur Artur Zheji

Gazetari, moderatori dhe publicisti Artur Zheji është ndarë krejt paritur nga jeta. Ai u shua nga kjo botë në moshën 64-vjeçare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mësohet se Zheji ka ndërruar jetë në Sarandë, ku dhe ndodhej me pushime. Dyshohet se gazetari ka pësuar arrest kardiak. 

Ai ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti”, ku dhe nuk është ndierë mirë. Familjarët kanë lajmëruar ambulancën, por mësohet se gazetari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Artur Zheji lindi më 29 gusht 1961. Ai ka qenë gazetar, publicist dhe drejtues emisionesh. Gjithashtu ai është i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Artur Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive.

Që nga viti 2017, ai është drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë, i cili aktualisht transmetohej në televizionin ABC News. Padyshim ai do t’i mungojë shumë gazetarisë shqiptare.


(Kosova Sot Online)