Pas dështimit të tri propozimeve të VV-së, kush e meriton të jetë Kryetar i Kuvendit të Kosovës?

  • A.P /
  • 23 August 2025 - 17:32
Pas dështimit të tri propozimeve të VV-së, kush e meriton të jetë Kryetar i Kuvendit të Kosovës?

Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla ishin tri emrat e propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve  Lëvizja Vetëvendosje  për postin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk mori votat e nevojshme në Kuvend.

Opozita e dikurshme, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës refuzuan mbështetjen për tre kandidatët e Vetëvendosjes.

Në mungesë të një marrëveshjeje të gjerë, mbetet e paqartë se kush do të ulet në kolltukun e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dhe sa gjatë do të zgjasë ky ngërç institucional.

(Kosova Sot Online)