
Dehari e përfundon seancën sërish me dështim: Asnjë kandidat i Vetëvendosjes nuk kaloj

Arbërie Nagavci, pasi dështoi të zgjedhej kryetare e Kuvendit të Kosovës, ka propozuar deputetin Dimal Basha, për kryetar të Kuvendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
E njëjta ka ftuar deputetët ta votojnë Bashën, por ky propozim u përcoll me reagime e zhurmë nga deputetët në sallë.
Nga 106 deputetë pjesëmarrës në sallë, 57 votuan pro, 25 kundër dhe 24 abstenime.
Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha dështuan t’i marrin votat e nevojshme për kryetar të Kuvendit, kësisoj kryesuesi Dehari ndërpreu seancën.
(Kosova Sot Online)