Asfaltimi i rrugës 'A' në Prishtinë ka nisur me tensione

  • A.P /
  • 25 August 2025 - 13:05
Asfaltimi i rrugës 'A' në Prishtinë ka nisur me tensione

Asfaltimi i rrugës “A” në Prishtinë ka nisur me tensione, ku policia ka arrestuar dy persona pas një incidenti që ndodhi në vendin e punimeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili shtoi se ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

“Sot rreth orës 08:00, dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi që të njëjtit kanë penguar punimet që kanë qenë duke u bërë në rrugën “A”. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha ai.


(Kosova Sot Online)