
Osmani: Rusia duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor synon ta largojë vëmendjen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistë për televizionin polak “TVP” ka thënë se Rusia, Kina dhe Irani janë “trekëndëshi i së keqes” që po tenton të ndikojë në Ballkanin Perëndimor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Shpesh them se kur shohim këto forca malinje si Rusia, Kina e Irani, ky trekëndësh i së keqës që tenton ta shtrijë ndikimin në Ballkanin Perëndimor, nuk e bën këtë për bamirësi, por e bën këtë pasi ka ndonjë lloj interesi strategjik”, tha Osmani.
Ajo ka thënë se Rusia duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor synon ta largojë vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina.
(Kosova Sot Online)