Policia del me njoftim: Kemi sekuestruar katër armë pa leje

  • A.P /
  • 25 August 2025 - 16:01
Policia del me njoftim: Kemi sekuestruar katër armë pa leje

Policia rajonale e Prizrenit për 3 ditë ka sekuestruar katër armë zjarri pa leje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në këtë periudhë, në katër raste të ndara operative, janë sekuestruar gjithsej katër armë zjarri. Dy prej tyre janë konfiskuar nga Stacioni Policor Prizren-Veri, ndërsa dy të tjera nga Stacioni Policor në Suharekë.”

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët, angazhohet për identifikimin e poseduesve ilegalë të armëve, veçanërisht të atyre që keqpërdorin armët duke i përdorur për të shtëna festive në gazmende familjare. Këto veprime paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.”

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë

“Në secilin rast konkret, të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe, me aktvendim të prokurorëve përgjegjës, janë ndaluar për 48 orë. Ndaj tyre kanë filluar hetimet për veprat penale përkatëse: “Posedim, mbajtje ose kontroll i paautorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Policia fton qytetarët që të raportojnë çdo rast të dyshuar, duke kontribuar në parandalimin e incidenteve dhe forcimin e sigurisë në bashkësi.”


(Kosova Sot Online)