
Gërvalla: Në Kosovë ka zhvillim ekonomik sepse është ulur korrupsioni

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është pyetur për dyshimet për korrupsion, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Në Kosovë ka zhvillim ekonomik sepse është ulur korrupsioni”, tha Gërvalla.
“Korrupsion ka”, tha Kerquki, ndërkaq Gërvalla e pyeti “ku po e bazon”.
“E keni raportin e Departamentit të Shtetit ku thotë se ka korrupsion serioz”, tha Kerquki.
Më pas ajo u pyet për subvencionet që ka marrë familja e Fitore Pacollit.
“Vëllai i saj nuk ka marrë”, tha Gërvalla, ndërkaq Kerquki përmendi edhe dajën e Pacollit.
“Për dajën nuk e di, herën tjetër kur të vijë flas”, tha Gërvalla.
Ndërkaq për Martin Berishajn Gërvalla tha se “është aferë e sajuar nga mediat”.
“Presidentja e Kosovës ka thënë se i ka ndëprrer komunikimet me këtë njeri të dyshimtë”, i tha asaj Kerquki, duke e pyetur se “si mund ta shpërfillin një skandal kaq të madh”.
(Kosova Sot Online)