Lajmërohet fituesi i lotarisë, tërheq çmimin prej 37 milionë euro

  • A.P /
  • 26 August 2025 - 09:38
Lajmërohet fituesi i lotarisë, tërheq çmimin prej 37 milionë euro

Sloveni fatlum, i cili më 23 maj kishte fituar Eurojackpot në shumën prej 37 milionë eurosh, ka tërhequr shpërblimin e tij, një ditë para skadimit të afatit. Fletën e lotarisë e kishte paguar në një pikë shitjeje të në Kranj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pasi të paguajë 15 për qind tatim, ai do të marrë plot 31.742.801,29 euro, ndërsa komuna ku ai ka vendbanimin do t’i shtojë buxhetit 5.601.670,81 euro. Ky është ndryshe fitimi i dytë më i madh ndonjëherë në lotari në Slloveni, shkruajnë mediat sllovene.

Për Slloveninë kz është gjithsej milioneri i tetë i Eurojackpot-it.

Ky çmim u tërhoq vetëm 13 muaj pas Eurojackpot-it prej 60 milionësh, i cili konsiderohet si çmimi më i madh në Slloveni.

(Kosova Sot Online)