Hasani: Asnjë kandidat i VV-së nuk e merr votën time përveç Shqipes

  • A.P /
  • 26 August 2025 - 11:12
Hasani: Asnjë kandidat i VV-së nuk e merr votën time përveç Shqipes

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Nait Hasani ka thënë se ai nuk ka votë për asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje, përveç Shqipe Selimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Arsyeja për këtë, ai ka thënë se është degradimi i bërë vendit.

‘’Unë kam deklaru se asnjë kandidat i VV-së nuk e merr votën time. I qëndroj fjalës time. Nuk jam kundër partisë por kam qëndrimin tim. Nuk e meritojnë, degradimi që iu ka bë vendit deri tash kjo tregon. Për VV-në zero. Me përjashtim, vetëm Shqipen e kam përjashtim nëse del Shqipja po.’’, ka thënë ai.

I pyetur se pse s’ka qenë pjesë e takimit të Grupit parlamentar të PDK-së, ai ka thënë se ‘’nuk kam pas ftesë, kam qenë në Prizren’’. 

(Kosova Sot Online)