
Guri pas zgjedhjes së Dimal Bashës: Gjeneratat pas nesh do të na gjykojnë

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pas zgjedhjes së deputetit Dimal Basha kryetar i Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se për atë që ndodhi sot në Kuvend, gjeneratat që do të vijnë më pas do të gjykojnë.
“Për pamjen e sotme, gjeneratat që do të vijnë pas nesh do të na gjykojnë.E dhimbshme.Krenar me LDK-në.”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)