
Slavko Simiqi i Listës Srpska s’merr mbështetjen për nënkryetar

Lista Srpska ka propozuar Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga 108 deputetë të pranishëm, 10 ishin për, 55 kundër, 23 abstenime.
Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kundër, ndërsa PDK ka abstenuar dhe LDK s’ka marrë pjesë në votim.
Po ashtu, deputeti Veton Berisha dhe deputetja Duda Balje kanë abstenuar.
Nga AAK Lahi Brahimaj ka votuar kundër, ndërsa të tjerët s’u panë në sallë nga Grupi Parlamentar i AAK-së.
(Kosova Sot Online)