
Merz: Gjermania nuk do ta njohë shtetin palestinez

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi sot se Gjermania nuk do t’i bashkohet iniciativës së aleatëve perëndimorë për njohjen e shtetit palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Merz këtë e bëri të ditur në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin kanadez, Mark Carney, i cili muajin e kaluar paralajmëroi se Kanadaja planifikon ta njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme, pas njoftimeve të ngjashme nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, raporton Reuters.
“Qëndrimi i qeverisë federale është i qartë sa i përket njohjes së mundshme të një shteti palestinez. Kanadaja është në dijeni për këtë. Ne nuk do t’i bashkohemi kësaj nisme. Nuk shohim që kushtet janë plotësuar,” tha Merz.
(Kosova Sot Online)